Të enjten 2 avionë gjuajtës rusë shkelën hapësirën ajrore të Japonisë mbi ujërat territoriale pranë ishullit Rishiri të provincës së Hokkaido-s, deklaroi Tokio zyrtare. Për neutralizimin e dy gjuajtësve rusë u ngritën në ajër avionët e aviacionit japonez.

Ministria ruse e Mbrojtjes e përgënjeshtroi këtë deklaratë, duke njoftuar se aviacioni i Flotës së Paqësorit po kryente manovra të planifikuara në afërsi të Ishujve Kurilet Jugore.

Japonia e konsideron vargun e Ishujve të Kurileve Jugore të aneksuar nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri japonez Shinzo Abe premtoi gjetjen së bashku me Rusinë të rrugëzgjidhjes së problemit territorial.