Zëri i Rusisë Ministria e Punëve të Jashtme e Taxhikistanit shprehu keqardhjen e vet lidhur me deklaratën e njërit prej kandidatëve për postin e Presidentit të Iranit, Sayyid Mohammed Bokiri Kherrozi, i cili deklaroi se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale do t’i rikthejë Iranit tokat e "Persisë së madhe" - Taxhikistanin, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit i konsideroi fjalët e Kherrozi si "deklarata të një intriganti, të paedukuari, të painformuari, i cili nuk është në dijeni të realitetit të asaj që ndodh përreth, që nuk është në korrent të situatës aktuale në rajon dhe në botë si dhe nuk njeh sistemin e së drejtës ndërkombëtare".