Zëri i Rusisë Në fund të verës së vitit 2013 kryqëzori i rangut të parë të Flotës Balltike "Aurora" (russ. «Аврора»), i cili është simbol i Revolucionit të Madh të Tetorit të vitit 1917, do të rimorkiohet për t’u çuar në uzinën e ndërtimit të anijeve "Severnaja Verf" (russ. «Северная верфь») dhe do të vendoset në vendin e ruajtjes së anijeve të vjetra (angl. boathouse), pasi direkët e lartë nuk i nxenë ambjentet e uzinës. Gjatë 9 muajve do të demontohen sistemet e vjetra të kryqëzorit dhe do të zëvendësohen ato me të reja. Do të restaurohet gjithashtu edhe vendi i ankorimit të "Aurora-s".

Anija gati 70% është e përbërë nga detale origjinale historike që do të ruhen plotësisht.

Aktualisht "Aurora" ndodhet në ankorim të përjetshëm në Shën Petersburg, ku shërben si muze.