"Moska nuk ka asnjë informacion në lidhje me pretendimet e vendeve perëndimore për shelfin kontinental në Arktik", - citon korrespondenti i "Zërit të Rusisë" fjalët e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Aleksandër Llukasheviç, i cili u prononcua në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Rusisë.

Llukasheviç theksoi se Rusia prej një kohe të gjatë po kryen një punë sistematike për dokumentimin e të drejtave të saj ligjore mbi përkatësinë e shelfit kontinental përtej 200 miljeve detare nga bregdeti dhe se tashmë janë kryer një sërë kërkimesh në terren dhe është përgatitur argumentimi shkencor i vazhdimësisë së kufirit kontinental nën ujë, çka dëshmon të drejtën e Rusisë mbi përkatësinë e shelfit.