6 satelitët e komunikimit të kompanisë "Globalstar", të cilët u lëshuan me ndihmën e raketëmbajtëses ruse "Soyuz" (russ. «Союз»), u nxorrën në orbitën e synuar. Komandimi i aparateve i kaloi palës porositëse.

Lëshimi i raketës "Soyuz" me 6 satelitët në bord u realizua nga kozmodromi “Bajkonur” të mërkurën në mbrëmje. Fillimisht lëshimi ishte planifikuar për në mbrëmjen e së martës, por u shty për shkak të erës së fortë.

Satelitët e sistemit "Globalstar" janë projektuar për ofrimin e shërbimeve të telefonisë celulare. Secili prej tyre është programuar të punojë për 15 vjet.