Administrata amerikane ka ndërmend të publikojë një dokument sekret, sipas të cilit ndaj shtetasve të vendit, të cilët gjenden fajtorë për lidhje me Al-Qaeda-n, lejohet ndërmarrja e sulmeve me përdorimin e aparateve fluturuese pa pilot.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të Presidentit, Ministria e Drejtësisë e vendit do t’ia përcjellë këtë dokument Komitetit të Kongresit për Operacionet Sekrete.

Korrespondenti i BBC-së thekson se vendimi për bërjen publike të dokumentit sekret u morr pasi informacioni rreth tij u përcoll nga kanali televiziv NBC.