Habarovsk u bë qyteti i parë rus, në të cilin nisi numërimi mbrapsht (countdown) deri në momentin e fillimit të Olimpiadës në Soçi. Atje u organizua ceremonia e vendosjes së orës simbolike.

Sot orë të tilla do të fillojnë të punojnë në Soçi, në Moskë dhe gjashtë qytete të tjera të mëdha në vend. Numërimi mbrapsht i kohës fillon nga: 364 ditë, 23 orë, 59 minuta dhe 59 sekonda.

Në mbrëmje në Pallatin e Akullit "Bolshoi" në Soçi Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Jaques Rogge, do t’u dorëzojë ftesat për pjesëmarrje në Olimpiadë përfaqësuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare të Kanadasë, Brazilit, Koresë së Jugut dhe Rusisë. Pastaj do të organizohet një shfaqje festive mjaft spektakolare.