Rusia është e gatshme të marrë pjesë në tenderin e pritshëm të Ministrisë së Brendshme të Indisë, të shpallur për blerjen e avionëve të patrullimit për aviacionin vendas. "Ne do të ofrojmë avionët-amfibë BE-200" (russ. "Бе-200") , - tha zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë shtetërore "Rosoboronexport" Viktor Komardin.

Në një takim me gazetarët në kuadër të Ekspozitës së teknikës së aviacionit "Aero India 2013" në Bangalore, ai tha se "të brendshmet" (pjesët kompletuese) të avionëve-amfibë do të përcaktohen gjatë negociatave.

Në fund të vitit 2012 vëllimi i përgjithshëm i portofolit të porosive të armëve të Indisë ishte më shumë se 7 miliardë $.