Kombi iranian është gati ta fshijë Izraelin nga faqja e dheut nëse ai vendos të sulmojë Republikën Islamike, deklaroi Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad.

"Forcat tona të armatosura janë të afta të shpartallojnë çdo agresor dhe ta detyrojnë atë të pendohet për atë që ka bërë", - theksoi Presidenti gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Kajro. Ai gjithashtu theksoi se izraelitët "ëndrrojnë ta sulmojnë Iranin, por ia kanë frikën pasojave të tij".

Më parë, në një intervistë për mediat egjiptiane, Ahmadinejad deklaroi se aktualisht Irani është "një superfuqi në fushën e industrisë, energjisë bërthamore dhe kozmonautikës".