Parlamenti i Gjeorgjisë refuzoi të dëgjonte raportin vjetor të Presidentit Mihaill Saakashvili (Mikhail Saakashvili), njoftoi të enjten gazetarët Kryetari i Parlamentit David Usupashvili. Sipas fjalëve të tij, ky vendim u diktua nga refuzimi i opozitës në parlament për të votuar amendamentet e Kushtetutës që kufizojnë kompetencat e Presidentit.

Siç u tha gazetarëve Kreu i opozitës parlamentare, David Bakradze, Saakashvili u përgatit të fliste në Parlament dhe të merrte pjesë në debate. "Nuk mbetet gjë tjetër përveç shprehjes së keqardhjes në lidhje me vendimin e shumicës parlamentare", - përfundoi Bakradze.