Komanda ushtarake e SHBA-së ka vendosur të lërë në zonën e Gjirit Persik vetëm një aeroplanmbajtëse. 2 vitet e fundit në këtë rajon ka patur vazhdimisht të paktën dy grupe anijesh aeroplanmbajtëse të SHBA-së. Arsyeja kryesore e ndryshimeve në fjalë - kursimi i mjeteve financiare në kushtet e shkurtimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Luftanijet amerikane në Gjirin Persik garantojnë transportimin e sigurtë të naftës në rajon dhe në të njëjtën kohë ushtrojnë presion ushtarak mbi Iranin.