Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel, ku do të ndërmarrin edhe një përpjekje tjetër për të rënë dakord për buxhetin e viteve 2014-2020.

Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me çështjen e reduktimit të shpenzimeve. Vendet kryesore të BE-së, veçanërisht Britania e Madhe dhe Gjermania, këmbëngulin për ndjekjen e politikës së kursimit, ndërsa Franca dhe Italia i përmbahen mendimit se investimet janë të domosdoshme.

Tentativa e mëparshme për miratimin e buxhetit dështoi. Pritet që samiti i tanishëm të shndërrohet në një arenë luftimesh të ashpra verbale mes vendeve donatore dhe përfituesve të parave europiane.