Kompania ruse "KAMAZ" (russ. «КамАЗ») planifikon të prodhojë automjetin transportues urban që punon me energji elekrike (elektromobil) në kuadër të projektit të destinuar për krijimin e produkteve të reja deri në vitin 2020.

Projekti është në zhvillim e sipër dhe po shqyrtohen variante të ndryshme të zbatimit të tij. Po kërkohet një zgjidhje e tillë, e cila do to mundësojë krijimin e një automobili efikas për sa i përket harxhimit të energjisë.

Përveç kësaj, u bë e ditur se në kompaninë "KAMAZ" po punohet për krijimin e një “automobili pa shofer” - kompania është duke zhvilluar algoritmet e telekomandimit në distancë të kamionëve në zonat që janë të dëmshme për njeriun.