Në Itali ka filluar restaurimi në shkallë të gjerë i qytetit të Pompeit, i cili u shkatërrua rreth 2 mijë vjet më parë nga shpërthimi i vullkanit Vesuvius. Punimet për përforcimin dhe restaurimin e rrënojave do të kushtojnë rreth 140 milionë dollarë.

Si pasojë e shpërthimit të vullkanit në vitin 79 shumë ndërtesa të qytetit u mbuluan krejtësisht nga shtresa e trashë e hirit vullkanik dhe prandaj janë ruajtur. Megjithatë, në dekadat e fundit disa prej ndërtesave në fjalë filluan të shkatërrohen.