Lideri fetar iranian, Ajatollahu Ali Khamenei, refuzoi kategorikisht propozimin për zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e motivuar mospranimin e tij me argumentin se bisedime të tilla nuk do të zgjidhin problemet kryesore.

Në deklaratën e tij Ajatollahu thekson gjithashtu se "SHBA-ja e kërcënon Iranin, por Teherani nuk ia ka aspak frikën këtyre kërcënimeve".

Më parë Zv. Presidenti i SHBA-së Joe Biden propozoi zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis të dy vendeve për çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Në negociatat shumëpalëshe me Iranin, përveç SHBA-së, marrin pjesë OKB-ja, BE-ja dhe Rusia.