Kompania energjetike ruse "Gazprom" dhe kompania e naftës "Lukoil" fituan të drejtën për shfrytëzimin e vendburimit të naftës "Centralnoje" në shelfin e Detit Kaspik.

"Lukoil" e fitoi të drejtën e eksplorimit të shelfit të Detit Kaspik që para 20 vjetësh. 10 vjet më parë u krijua sipërmarrja e përbashkët me "Gazprom". Por për shkak të mosmarrëveshjeve me Kazakistanin zhvillimi i vendburimit "Centralnoe” u pezullua.

Më 8 shkurt Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të takohet me Presidentin e Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev, për të diskutuar bashkëpunimin midis dy vendeve.