Shërbimi i Internetit të Google Earth përhapi fotot e marra nga kozmosi të poligonit bërthamor në Korenë e Veriut, njofton kanali televiziv koreano-jugor YTN.

Sipas të dhënave të përfaqësuesit të Qeverisë së Koresë së Jugut, analiza e fotografive satelitore tregoi se autoritetet e Koresë së Veriut janë duke zhvilluar punime përgatitore në tunelin jugor në poligonin e ndodhur në provincën Hamgyong. Punimet në tunelin perëndimor të këtij poligoni kanë përfunduar.

Seuli beson se punimet në tunelin jugor mund të jenë vetëm një maskim, por nuk përjashton mundësinë që të ndodhin 2 shpërthime bërthamore.