Dy filma rusë marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i cili u hap sot. Në konkursin kryesor u përfshi filmi i regjisorit Boris Hlebnikov me titull "Një jetë e gjatë dhe e lumtur" (russ. "Долгая счастливая жизнь"), ndërsa në programin paralel "Forum" të këtij Festivali hyri filmi i Svjetllana Baskova-s "Për Marksin!" ("За Маркса!").

Rusia prezantohet gjithashtu edhe në tregun e filmit në kuadër të festivalit. Do të ofrohen 40 filma - filma me metrazh të plotë dhe seriale televizive.

Festivali i përvitshëm Ndërkombëtar i Filmit në Berlin organizohet që nga viti 1951 në Gjermani. Çmimi kryesor i tij është "Ariu i Artë".