Unë e pyeta Kryeministrin se çfarë ndodhi në të vërtetë më 17 mars të 2004?

- Që nga 17-19 mars të vitit 2004 nga Kosova u dëbuan 4000 banorë serbë, shumë nga shtëpitë e tyre u dogjën, pronat u shkatërruan. U hodhën në erë dhe u dëmtuan rëndë disa dhjetëra kisha e manastire orthodhokse. Për Perëndimin një sjellje e tillë e shqiptarëve të Kosovës ishte krejtësisht e papritur. Ndërsa për ne ngjarjet në jug të Serbisë nuk qenë ndonjë surprizë e madhe. Sepse pastrimet etnike në Kosovë kishin filluar kohë më parë. Serbët i kanë dëbuar në mënyrë sistematike nga qytetet dhe fshatrat ku kanë jetuar për shekuj me radhë paraardhësit e tyre.

Që nga viti 1999, kur në Kosovë filloi punë misioni paqeruajtës i NATO-s, nga krahina u dëbuan me dhunë më shumë se 250.000 serbë. Kështu që për ne ngjarjet e 17 marsit, sërisht, nuk u bënë ndonjë e papritur. Ne kemi ngritur zërin për t’i rrëfyer gjithë botës se çfarë po ndodh në të vërtetë në Kosovë, por neve as që denjuan të na dëgjojnë. Edhe ushtarakët, edhe policët e OKB-së gjatë gjithë kësaj kohë thjesht nuk kanë përmbushur mandatin e dhënë atyre nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ata e dinin fort mirë se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e komplikuar dhe e rrezikshme. Por ata kujdeseshin më tepër për sigurinë e tyre sesa për sigurinë e popullatës serbe të Kosovës.

Kryeministri Kushtunica ishte mëse i bindur se ngjarjet e 17 marsit të vitit 2004 reflektuan gjendjen reale të punëve në Kosovë:

- Shqiptarët e Kosovës provonin ndjenjën e mosndëshkimit të vet. Ata u mësuan që e gjithë bota i ndihmonte dhe i mëshironte ata, kurse faktin që UÇK-ja vazhdonte të vriste serbët e lindte në heshtje. OKB-ja, BE-ja dhe NATO dëshironin të demonstronin rezultatet pozitive të punës së vet me rastin e përvjetorit të pestë të misionit të tyre paqeruajtës në Kosovë. Të gjithë konfirmonin atëhere se është gjetur tashmë zgjidhja politike e konfliktit, se Kosova do të bëhet një krahinë paqësore multi-kombëtare. Por sapo largoheshin trupat e NATO-s nga enklavat serbe, aty për aty fillonin vrasjet e serbëve.

0- Mediat perëndimore kanë punuar vetëm në një drejtim - në Kosovë gjithçka shkon mbarë e mirë, atje tani mbizotëron paqja. Por kjo nuk korrespondonte kurrsesi me të vërtetën. 17 marsi i vitit 2004 zbuloi gjithë të vërtetën e gjendjes reale në Kosovë. Terroristët shqiptarë kosovarë nuk u frikësuan as nga prezenca e 17.500 ushtarëve dhe oficerëve të NATO-s, as nga ajo disa mijëra policëve të OKB-së dhe as prej dënimit të opinionit publik e botëror dhe filluan pogrome të vërteta, vrasje e masakra. Sinkronizimi i këtyre ngjarjeve në të gjitha enklavat, dhe jo vetëm në veri të Kosovës, është i habitshëm. Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Johnson, pas 19 marsit deklaroi haptazi para gjithë botës, se shqiptarët kosovarë po realizojnë spastrime etnike në Kosovë dhe se ky ishte një aktion i parapërgatitur.