Hulumtuesit e Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics (QendraHarvard-Smithsonian për Astrofizikë) studiuan të dhënat e 158.000 yjeve, duke përzgjedhur mes tyre xhuxhë të kuq dhe kandidatë për planete që rrotullohen rreth këtyre yjeve. Pak kësaj shkencëtarët arritën në përfundimin se "Toka e dytë" mund të ndodhet në një distancë prej 13 vite dritë nga ne.

Sigurisht që kjo Tokë do të jetë ndryshe nga planeti ynë amë. Pozicionimi i afërt i xhuxhit të kuq do të thotë se ajo do të jetë e kthyer nga dielli i saj vetëm nga njëra anë. Megjithatë atje mund të ketë jetë, ndërsa duke pasur parasysh faktin se xhuxhët e kuq jetojnë më gjatë se Dielli (xhuxh i verdhë), jeta në një botë të tillë mund të jetë shumë më e vjetër se ajo në Tokë dhe shumë më e evoluar.