Ka rinisur në mënyrë aktive procesi i hedhjes së llavës nga krateri i vullkanit Plloskij Tollbaçik (russ. Плоский Толбачик) në Gadishullin e Kamçatkës. Prej fotos së marrë nga sateliti është vënë re përhapja e llavës në drejtimin juglindor.

Ekspertët po monitorojnë situatën në zonën e erupsionit të vullkanit me ndihmën e satelitëve optikë dhe satelitëve-radar. Po kryhet analiza e parametrave metrikë: po vlerësohet gjatësia e rrjedhave të llavës dhe sipërfaqja e territorit të mbuluar nga llava.