0Trajnimi me qeliza burimore është bërë aktualisht një trend i modës. Qelizat burimore mund të ndihmojnë për të parandaluar sulmet e zemrës (infarktet), për të luftuar

apopleksinë

0(damllën ose “pikën në tru”) si dhe dëmtimet e traumat e ndryshme. Në kozmetologji premtojnë të eliminojnë, të heqin qafe plotësisht problemet e moshës të lidhura me lëkurën, t’i rikthejnë fytyrës freskinë rinore. I gjithë problemi konsiston në faktin, se metoda aktuale e përdorimit të qelizave embrionale nuk është fort e sigurt, sqaroi në bisedën e zhvilluar me "Zërin e Rusisë" Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, që krijoi preparatin në fjalë, Andrei Artamonov:

- Si përdoren qeliza burimore tani? Fillimisht bëhet marrja e qelizave burimore (staminale) nga palca e eshtrave. Pas kësaj ato shumohen dhe injektohen përsëri në gjakun e pacientit. Këto janë tashmë qeliza të shumëzuara jashtë organizmit të njeriut. Tani për tani nuk dihet se ku diferencohen ato: këto qeliza mund të shkojnë në organin e dëmtuar, por mund të drejtohen edhe në një organ krejtësisht të shëndetshëm. Këto janë, në fakt, qeliza të huaja për organizmin e njeriut.

Shkencëtarët në Novosibirsk e kanë zgjidhur problemin. Ata krijuan preparatin me emrin e koduar G5. Ai e detyron palcën e eshtrave të njeriut të prodhojë qeliza të reja burimore, të cilat më pas e gjejnë vetë organin e dëmtuar dhe e ripërtërijnë atë. Ky medikament i takon një klasë të re të barnave të destinuara për Mjekësinë rigjeneruese dhe nuk ka analogë në botë, thotë Andrei Artamonov:

- Preparate të tilla në ditët e sotme nuk ka. G5 e stimulon palcën e eshtrave të prodhojë qelizat e veta burimore, dhe, duhet thënë, se gjatë kësaj ato nuk largohen nga organizmi i njeriut. Me moshën sasia e qelizave burimore vjen duke u reduktuar çdo vit e më shumë. Për shkak të kësaj organet nuk ripërtërihen (restaurohen) dhe ne fillojmë të plakemi. Qasja e re në mjekësi konsiston në ndërmarrjen e përpjekjes për ta detyruar organizmin të rigjenerojë vetëveten.

Metodat ekzistuese synojnë trajtimin simptomatik: nëse ke dhimbje duhet të marrësh barna qetësuese. Shumë më e vështirë, por dhe më e drejtë, është t’i drejtohemi rezervave të organizmit të njeriut. Vetëm kjo "mund të na bëjë të gjithë ne të rinj dhe të lumtur, që të mund të kujtojmë se si kemi qenë në moshën e fëmijërisë".

0Preparati i krijuar nga shkencëtarët e Novosibirskut i kaloi me sukses të plotë testimet para-klinike. Së shpejti do të fillojë testimi klinik i tij. Ndërsa pas një viti e gjysmë pretarati G5 i ka të gjitha shanset për të dalë në treg.