Egjipti dhe forcat e tij të armatosura do t’i mbeten besnike Traktatit të paqes të nënshkruar me Izraelin në vitin 1979. Kjo u deklarua nga Ministri egjiptian i Mbrojtjes, gjenerali Abdel Fattah Al-Sissi. Në një bisedë telefonike me Shefin e Pentagonit, Leon Panetta, ai gjithashtu konfirmoi se Gadishulli i Sinait "nuk do të përdoret si bazë për kërcënimin e Izraelit".

Gjatë revolucionit egjiptian lëvizja islamike më me ndikim "Vëllazëria Myslimane" paralajmëroi mbi një rishikim të mundshëm të Traktatit të paqes me Izraelin.