E para prej dy baterive amerikane të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore “Patriot” u vu sot në dezhurn luftarak, njoftoi Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. Sipas fjalëve të saj, komplekset janë nën komandën dhe kontrollin e NATO-s.

Nga dy bateri “Patriot” përkatësisht nga SHBA-të, Gjermania dhe Holanda janë vendosur në provincat turke të Gaziantep, Kahramanmaras dhe Adana. Bateritë gjermane dhe ato holandeze tashmë janë vënë që prej kohësh në dezhurn luftarak.