Shefi i Pentagonit, i cili është drejt largimit nga posti i tij, Leon Panetta dhe homologu i tij egjiptian, Gjenerali Abdel Fattah Al-Sissi, gjatë një bisede telefonike të mërkurën ranë dakord që SHBA-ja të vazhdojë t’i ofrojnë ndihmë ushtarake Egjiptit, njoftoi Sekretari për shtyp i Ministrit amerikan George Little.

Ministrat theksuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, e cila do të lejojë ushtrinë egjiptiane të modernizojë armatimet dhe të ketë mundësi të reja që "të dërgojë forcat e saj për arritjen e objektivave të përbashkëta për garantimin e sigurisë", thuhet në deklaratën e Sekretarit për shtyp të Kreut të Pentagonit.