Rusia propozon fillimin e negociatave për paqe dhe siguri në Gadishullin Korean. Është e rëndësishme të shmanget një garë e re armatimesh në këtë rajon, deklaroi sot Ambasadori rus në Phenian, Aleksandër Timonin.

Sipas fjalëve të tij, Koreja e Veriut nuk është kundër dialogut. Zhvillimi i këtij dialogu mund t'i shërbejë forcimit të besimit ndërmjet Koresë së Veriut dhe pjesëmarrësve të tjerë të negociatave gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore, tha ai. Ai kujtoi se Rusia kryeson grupin e punës për çështjet e paqes dhe sigurisë në Azinë Verilindore.