0Organizatore e ekspozitës së Rusisë është Korporata shtetërore "Teknologjitë ruse" (russ. "Российские технологии") . Ajo do të vendoset në një sipërfaqe prej 850 metra katrore. Në këtë ekspozitë do të përfshihen 37 organizata ruse - zhvilluese dhe prodhuese të teknikës së aviacionit dhe armatimeve.

Galeria fotografike

India është blerëse tradicionale e teknikës ushtarake të Rusisë. Dhe aviacioni përbën një pjesë të qenësishme të blerjeve indiane. Përveç kësaj, India është për Rusinë një partnere e rëndësishme në fushën e prodhimit të avionëve ushtarakë dhe civilë. Në këtë sferë Rusia dhe India janë duke avancuar gjithnjë e më intensivisht nga sfera e shitjeve në projektimin dhe krijimin e përbashkët të aeroplanëve. Kështu, një nga kontratat më të rëndësishme, e cila aktualisht ndodhet në proces realizimi, është marrëveshja në përputhje me të cilën partnerët indianë janë duke konstruktuar në bazë të licencës ruse 140 gjuajtës multi-funksionalë “Su-30 MKI” (russ. “СУ-30 МКИ). Përveç kësaj, vendet po bashkëpunojnë ngushtë në zhvillimin e gjuajtësit të përbashkët të gjeneratës së pestë “PAK-FA” (russ. “ПАК-ФА). Versioni indian i “PAK-FA” u emërua “FGFA” (angl. Fifth Generation Fighter Aircraft). Ai kombinon në vetvete funksionet e avionit të sulmit, bombarduesit dhe gjuajtësit dhe mund të kryejnë misione luftarake në çfarëdo lloj kushtesh klimatike dhe në çdo kohë të ditë-natës.

Ja se çfarë thotë në lidhje me bashkëpunimin ruso-indian Drejtori i Qendrës për Analizën e Strategjive dhe Teknologjive, Rusllan Puhov:

- Programi në fjalë do të lidhë Forcat Ushtarake Ajrore ruse dhe indiane, industrinë indiane dhe ruse me lidhjet e bashkëpunimit gjatë 30 viteve të ardhshme. Së bashku me programin “BrahMos” ai do të bëhet njëfarë ure për krijimin e një hapësire të përbashkët tekniko-ushtarak, ndërsa në të ardhmen ne do të realizojmë bashkarisht me indianët shumë më tepër programe.

Është marrë në konsideratë edhe çështja e bashkëkrijimit të një avioni transporti ushtarak multifunksional për fluturime në distanca të mesme. Ai mund të përdoret gjithashtu gjerësisht edhe në aviacionin civil.

Në Indi janë të njohur tashmë mjaft mirë edhe helikopterët rusë. Mostrat e reja të tyre janë paraqitur në Ekspozitën “Aero India 2013”. Për shembull, helikopterët e tipit Mil (Mi) dhe Kamov (Ka) kanë kohë që janë vënë në përdorim në sektorin e mbrojtjes dhe të ekonomisë kombëtare të Indisë. Helikopterët e paraqitur në ekspozitë - modelet e reja për tregun aziatik “Ka-226T” (russ. “Ка-226Т”), “Mi-171A2” (russ. “Ми-171А2”) dhe “Mi-28NE” (russ. “Ми-28НЭ”) - padyshim që do të tërheqin vemendjen e vizitorëve, po ashtu si dhe helikopterët “Ka-27” të modifikimeve të ndryshme dhe “Ka-52”, i përshtatur për ulje në kuvertat e anijeve.

Kryeredaktori i revistës ruse "Mbrojtja Kombëtare" (russ. «Национальная оборона») Igor Korotçenko, në veçanti, vë në dukje si më poshtë vijon:

- Ekspozita “Aero India 2013” është një shans i mirë për negociatorët rusë që të mund të diskutojnë edhe një herë kontratat dhe marrëveshjet premtuese me partnerët indianë dhe të vendosin ndërveprimin aktiv në lidhje me programet dhe marrëveshjet ekzistuese.

0Vizitimi i Ekspozitës “Aero India-2013” do të jetë me interes jo vetëm për specialistët, por edhe për publikun e gjerë. Një moment interesant i këtij evenimenti të madh, madje mjaft impresionues, do të bëhet pjesëmarrja e grupit të pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë” (russ. «Русские витязи»). Në ditët e zhvillimit të ekspozitës pilotët e tij asë do të demonstrojnë artin e pilotazhit të lartë në qiellin indian.