Në qytetin indian të Bangalore sot hapet një nga ekspozitat më të mëdha të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake në Azinë Juglindore - “Aero India 2013”. Rusia, të cilën e lidhin marrëdhënie strategjike me Indinë, tradicionalisht do të prezantojë armatimet e veta më të mira, duke filluar nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore e deri tek teknika e aviacionit. Në ekspozitë do të prezantohen shumë produkte të reja për tregun aziatik, të tilla si helikopterët "Ka-226T", "Mi-171A2" dhe "Mi-28NE", sistemi i raketave zenith të mbrojtjes kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi "Tor-M2KM" me mjete luftarake dhe teknike në formë modulesh. Gjithashtu për herë të parë në Indi grupi i pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские витязи") do të demonstrojë artin e vet spektakolar në qiellin indian.

Galeria fotografike

Në ekspozitën, e cila do të vazhdojë deri në 11 shkurt, marrin pjesë 607 prodhues të armëve, pajisjeve ushtarake dhe pjesëve kompletuese për to nga vende të ndryshme të botës.