Helikopterët rusë të bazimit detar "Ka-226T" do të marrin pjesë në tenderin e Forcave Ushtarake Ajrore indiane. Kjo u njoftua nga Nëndrejtori i Shoqërisë së hapur aksionere “Rosoboronexport”, Viktor Komardin.

Galeria fotografike

"Ka-226T" është helikopteri më i ri multifunksional. Janë zhvilluar edhe variantet e tij të destinuara për ofrimin e ndihmës mjekësore dhe për patrullim. Helikopteri dallohet për karakteristikat e veta të mrekullueshme të fluturimit, motorët e fuqishëm, fleksibilitetin në manovrim, përmasat e vogla dhe përputhjen e plotë me normat bashkëkohore. Edhe në rast funksionimi vetëm të një prej motorëve, helikopteri zotëron energjinë e nevojshme rezervë për manovrimet e duhura.