Në Rusi, pas 83 vjetësh, u botua sërish revista social-filozofike "Kambana ruse" (russ. «Русский колокол»). Redaktori i saj i parë ishte filozofi teolog rus Ivan Ilin.

Botuesit deklaruan se në revistë do të publikohen punët e pabotuara më parë të Ilin, veprat e klerikëve rusë, studime social-filozofike dhe teologjike. Zyrtarisht numri i 10-të i revistës do të prezantohet të premten.

Në periudhën nga viti 1927-1930 u botuan 9 numra të revistës "Kambana ruse" ("Russkij kollokoll"), më pas botimi i saj u pezullua.