Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Kye, u propozoi të gjitha partive politike mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm në lidhje me kërcënimin e shpërthimit bërthamor nga ana e Koresë së Veriut. Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Presidentes së re, inaugurimi i së cilës është planifikuar në 25 shkurt të vitit 2013.

Apeli për mbajtjen e mbledhjes erdhi si rezultat i informacionit nga Pheniani për zhvillimin e testimit të tretë bërthamor. Më parë autoritetet e Koresë së Veriut patën deklaruar se kanë ndërmend të kryejnë testin bërthamor në kundërpëgjigje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në janar.