Komiteti Kombëtar i forcave revolucionare dhe opozitare siriane (KKFROS) planifikon të hapë zyra përfaqësie në Nju Jork dhe Uashington.

Sipas burimeve diplomatike në OKB, dy zyrat e përfaqësive në Amerikë duhet të drejtohen nga profesori me origjinë siriane i Katedrës së studimeve politike dhe vendeve të Lindjes së Mesme të Universitetit të Arkansas, Nayib Gadbian.

Sipas mendimit të opozitës siriane, hapja e zyrave të përfaqësisë në Nju Jork dhe Uashington duhet të promovojë dialogun e opozitës siriane me OKB-në si dhe të ndihmojë për rritjen e prestigjit të KKFROS në arenën ndërkombëtare.