Të mërkurën disa fshatra në Ishujt Solomone u shkatërruan pas një serie tërmetesh të fuqishme në rajon. Në afërsi të grupit të Ishujve Santa Cruz u regjistrua një tërmet me intensitet prej 8 ballë sipas shkallës Rihter, i ndjekur nga një seri tronditjesh të forta sizmike, duke përfshirë edhe një lëkundjet nëntokësore me magnitudë 6.4 dhe 6.6 ballë.

Mbi numrin e viktimave apo të lënduarve ende nuk ka asnjë informacion. Lëkundjet nëntokësore shkaktuan një cunami në rajon. Sipas të dhënave të Qendrës së Paqësorit për Paralajmërimin e Cunamit të SHBA-së, valët me lartësi një metër kanë arritur tashmë në Ishujt Solomone.