Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare tuniziane (Partia Demokratike Patriotike) Chokri Belaid u vra të mërkurën.

Vdekja e politikanit u konfirmua në një transmetim direkt të radios lokale nga bashkëshortja e viktimës. "Ai u vra me dy të shtëna me armë sapo doli nga shtëpia", - tha ajo.

Aktualisht nuk dihet asgjë mbi motivet e vrasjes dhe vetë atentatorët.