Protesta në lidhje me vrasjen e liderit të partisë opozitare "Partia e patriotëve të bashkuar demokratë" Chokri Belaid po zhvillohen të mërkurën në shumë qytete në Tunizi.

Në qytetin e Sidi Bouzid rreth 200 protestues sulmuan një stacion policie. Si kundërpërgjigje ruajtësit e rendit publik vunë në përdorim gazin lotsjellës. Protestuesit këndojnë himnin kombëtar dhe hedhin slogane kundër partisë An-Nahda.