Zëri i Rusisë Pranë selisë së Shërbimit sirian të Inteligjencës në qytetin Palmira, në qendër të Sirisë, ndodhi një shpërthim. Numri i të lënduarve nuk dihet ende, njoftoi të mërkurën Këshilli Mbikëqyrës për të Drejtat e Njeriut në Siri me seli në Londër.

Sipas njoftimeve, sulmi u krye nga një terrorist-kamikaze me një makinë bombë. Ai u përplas me ndërtesën, ku ndodheshin zyrat e Shërbimit sirian të Zbulimit dhe Shërbimit të Sigurisë Shtetërore.

Asnjë nga grupet terroriste nuk e ka marrë ende mbi vete përgjegjësinë për shpërthimin në fjalë.