Në Rusi në vitin 2020 do të prodhohen 2.8 milionë automobila të lehtë pasagjerësh dhe automjete të lehta komerciale. Ky parashikim është bërë nga ekspertja kryesore e filialit të automobilave të Kompanisë ndërkombëtare IHS në Rusi Tatiana Hristova.

Në këtë mënyrë, theksoi ekspertja sot gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të IHS në Frankfurt am Main, pjesa që i takon Rusisë në industrinë e prodhimit të automobilëve në botë do të rritet nga 2.5% në 2.7%.

Në të njëjtën kohë do të reduktohet edhe prodhimi i markave tradicionale ruse nga 37% në 30%.