Rusia nuk është aspak e kënaqur me gjendjen e tanishme të marrëdhënieve me SHBA-në, por shprehet e gatshme për hapa konstruktivë për përmirësimin e situatës. Kjo u deklarua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Rjabkov.

Rjabkov është i mendimit se problemet e mëdha në dialogun mes Moskës dhe Uashingtonit lindën për faj të palës amerikane, kështu që përmirësimi i dialogut varet, para së gjithash, nga vetë amerikanët.

"Sa më shpejt që ata të formulojnë preferencat dhe prioritetet e tyre, qoftë kjo në formën e ndonjë apeli presidencial ose në ndonjë tjetër formë, aq më mirë do të jetë për çështjen", - theksoi Rjabkov.