Të mërkurën në mbëmje nga kozmodromi “Bajkonur” në Kazakistan do të lëshohet raketëmbajtësja "Soyuz-2.1a" (russ. «Союз-2.1а»). Është planifikuar që më 20:04 me orën e Moskës raketa me bllokun e vrullit "Fregat" (russ. «Фрегат» ) dhe me 6 aparate kozmike të sistemit të telefonisë celulare "Globalstar-2" të niset drejt orbitës. Kjo u njoftua nga Kreu i shërbimit për shtyp të Agjencisë Federale Kozmike ruse “Roskozmos”, Aleksei Kuznjecov.

Fillimisht lëshimi i raketës "Soyuz" ishte planifikuar të kryhej një ditë më parë, më 20:20 me orën e Moskës, por për shkak të erërave të forta që filluan në lartësitë prej rreth 8-10 km lëshimi i planifikuar u shty për në datën rezervë (6 shkurt).