Korporata Boeing është duke punuar për zhvillimin e një versioni të ri të modelit të avionit “Dreamliner”. Ky version i ri do të jetë më i shtrenjtë dhe me 40% më tepër vende. Ndërkaq, duhet thënë, se për konstruktimin e këtij avion është përdorur i njëjti sistem elektrik dhe po ajo bateri si dhe në modelin aktual. Kurse pikërisht sistemi elektrik dhe bateria çuan në ndalim-fluturimin e “Dreamliner”.

Ndërkohë humbjet e korporatës Boeing, për shkak të problemeve që lindën me modelin “Dreamliner”, mund të arrijnë në 5 miliardë $.