SHBA-ja lejoi vendosjen e pajisjeve për mbështetjen e sistemit rus të navigacionit GLONASS në disa shtete amerikane. Kjo do të mundësojë rritjen e përpikërisë së përcaktimit të koordinatave me anë të sistemit satelitor.

Agjencia Federale Kozmike ruse "Roskozmos" planifikon vendosjen e stacioneve të grumbullimit të të dhënave në më shumë se 30 vende. Nga shumica e shteteve, të cilave iu drejtua oferta për vendosjen e këtyre stacioneve, në parim u morr përgjigje pozitive. Nga ana tjetër procesi i vendosjes së tyre është i lidhur me domosdsohmërinë e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse ndërqeveritare dhe në mes të agjencive. Në vitin 2012 kjo punë u arrit të përfundohet vetëm me Brazilin.