Franca ka në plan të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga Mali në muajin mars. Kjo u deklarua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës, Laurent Fabius.

Aktualisht efektivi i trupave të këmbësorisë së Francës në Mali është gati 4.000 vetë. Operacioni antiterrorist në këtë shtet të Afrikës Perëndimore filloi më 11 janar dhe u quajt “Serval”.

Konflikti në Mali shpërtheu në pranverë të vitit 2012, kur një grup ushtarakësh organizoi një kryengritje të armatosur në kryeqytetin e vendit, Bamako. Nga puçi përfituan fiset Tuarege dhe grupet e armatosura të islamistëve që veprojnë në veri të Mali-së.