Rrjeti më i madh social në botë Facebook është duke zhvilluar një aplikacion mobil që do të ndjekë lëvizjet e përdoruesve në kohë reale, duke përdorur të dhënat nga sistemi GPS, rrjetet e telefonisë celulare dhe pikat Wi-Fi. Programi mund të punojë edhe gjatë regjimit të përdorimit të disa aplikacioneve njëkohësisht nga përdoruesit e rrjetit social.

Programi në fjalë pritet të vihet në përdorim në muajin mars. Duke nxjerrë një aplikim të tillë rrjeti social Facebook synon t’i marrë përdoruesit shërbimit të njohur Foursquare dhe të fitojë të ardhura nga reklamat “targetable”. Aplikacioni i ri do të ndihmojë miliarda përdorues të Facebook të gjejnë se cilët nga miqtë virtualë ndodhen afër, nëpërmjet formave të veçanta të informimit.