Dyqani online “Amazon” në maj do të emetojë valutën virtuale - Amazon Coins.

Kompania premton se do të shpërndajë "dhjetra miliona dollarë" në formën e monedhave virtuale. Ato do të mund të shpenzohen për të blerë aplikacione dhe lojëra për kompjuterat tabletë Kindle Fire. Blerjet mund të kryhen nëpërmjet katalogut online të “Amazon”.