Cunami, i cili u formua nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8 ballë sipas shkallës Rihter natën në të gdhirë të së mërkurës në Oqeanin Paqësor, mund të arrijë në brigjet e Japonisë. Shërbimi meteorologjik i vendit u dërgoi autoriteteve lokale njoftimin se duhen marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Më parë u njoftua se cunami goditi ishullin e Santa Cruz, pjesë e arkipelagut të Ishujve Solomone në Oqeanin Paqësor. Si pasojë u shkatërruan rreth 50 ndërtesa në bregdet. Njoftime për viktima dhe të lënduar nuk ka. Lartësia e valës ishte rreth 1.5 metra.