Ministri i Jashtëm argjentinas, Hector Timerman, i bëri thirrje Britanisë së Madhe për fillimin e negociatave të drejtpërdrejta mbi statusin e Ishujve Falklands. Ai theksoi se negociatat duhet të zhvillohen pa praninë e përfaqësuesve të vetë ishujve.

Veprimet luftarake midis Britanisë së Madhe dhe Argjentinës për Ishujt Falklands nisën më 2 prill të vitit 1982 dhe përfunduan me fitoren e palës britanike.

Më parë Kryeministri britanik, David Cameron, deklaroi se banorët e Ishujve Falklands, të cilët nga argjentinasit quhen Ishujt Malvinas, dëshirojnë të mbeten pjesë e territorit britanik.