Marinarët dhe marinsat amerikanë këtë pranverë për herë të parë do të kenë mundësinë të përdorin sistemin e komunikimit (ndërlidhjes) të standartit Long Term Evolution (LTE) në bordin e luftanijeve. Pajisja e nevojshme është instaluar tashmë në anijet e desantit "Kearsage" dhe "San Antonio", të cilat në mars do të nisen me mision patrullimi në Gjirin Persik.

Sistemi i komunikacionit LTE do të përdoret jo vetëm për thirrjet telefonike tradicionale dhe mesazhet, por edhe për komunikimet ushtarake - për shembull, ndërmjet ekuipazheve të helikopterëve, çka do t’u mundësojë atyre një bashkëpunim më efektiv në luftën kundër piratëve.