0Bashkëpunimi tekniko-ushtarak midis Rusisë dhe Brazilit nuk mund të konsiderohet aktiv: deri kohët e fundit ai është mjaftuar me kontratën për furnizimin palës braziliane të 12 helikopterëve “Mi-35M” (russ. «Ми-35М»), të nënshkruar që në vitin 2009. Por tani perspektivat mund të jenë madje edhe më të gjera se sa kontrata e planifikuar me vlerë prej 1.5 miliardë $ për furnizimin e sistemeve raketore zenith të mbrojtjes kundërajrore "Pancir" (russ. «Панцирь») dhe komplekseve portative raketore zenith "Igla" (russ. «Игла»). Ndërkaq, duhet thënë, se në çmimin e kontratës është përfshirë edhe organizimi i sipërmarrjes për realizimin e montimit të këtyre sistemeve në Brazil. Ndoshta uzina e re do të përdoret edhe për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në bazë të porosive të vendeve të tjera të Amerikës Latine.

Megjithatë, mundësitë e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Brazilin nuk kufizohen vetëm me helikopterët dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Më interesante mund të jetë kontrata për furnizimin e Forcave Ushtarake Ajrore të vendit me gjuajtës (luftarakë). Fjalë bëhet për një kontratë të mundshme për furnizimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë “T-50”.

Gjatë viteve të fundit Brazili ka anuluar dy herë tenderin për blerjen e avionëve luftarakë. I fundit, F-X2, fitues i të cilit u shpall Rafaeli francez, u pezullua. Justifikimi zyrtar i këtij hapi - nevoja e mprehtë për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës globale. Kurse shkak i vërtetë është konsideruar qëndrimi negativ i ekipit të Presidentes aktualisht vepruese të Brazilit, Dilma Rousseff, ndaj blerjes së mundshme të avionëve luftarakë francezë.

Në këto rrethana, Rusia, e cila e pozicionon avionin luftarak të gjeneratës së pestë “T-50”, ndër të tjera, edhe si produkt eksporti, ka shansin për të "provuar fatin e vet" edhe një herë. I zhvilluar në periudhën e viteve 2000-2010 avioni luftarak i gjeneratës së pestë “T-50” është në mënyrë krejtësisht evidente superior, përkatësisht mundësive e karakteristikave të veta, ndaj “Rafael-it” francez të krijuar në bazë të platformës së viteve ‘70-të. Furnizimet e mundshme të këtij lloj avioni me organizimin e njëkohësishëm të uzinës së montimit të këtyre makinave në vend, ka shumë gjasa ta interesojë Brazilin, i cili synon të zhvillojë industrinë e vet të aviacionit.

Natyrisht situata më e qëndrueshme, në krahasim me Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore, në Amerikën e Jugut nuk ka të ngjarë të premtojë rritjen e shpejtë e të vrullshme të porosive ushtarake. Në të njëjtën kohë, kërkesa për teknikë ushtarake ruse në rajon mund të gjenden megjithatë, nëse do të merret në konsideratë fakti se shumë vende të Amerikës Latine në 10 vitet e fundit synojnë të diversifikojnë listën e furnizuesve të armatimeve.

0Përveç Venezuelës (një nga blerëset më të mëdha të teknikës ushtarake ruse) një kandidate potenciale mund të bëhet edhe Peruja, e cila ka blerë armatime ruse në kohërat e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, si dhe Argjentina: në vitet e fundit ajo po shfaq interes të gjallë ndaj prodhuesve rusë. Si dhe disa vende të tjera.