Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, i cili ndodhet me një vizitë zyrtare në Egjipt, u sulmua në Kajro. Kjo u njoftua mbrëmjen e së martës, më 5 shkurt, nga kanali televiziv "Al Arabiya".

Incidenti ndodhi në afërsi të xhamisë Al-Hussein të Kajros, të cilën Presidenti iranian e vizitoi gjatë qëndrimit të tij në Egjipt. Një burrë pasi shtyu rojet e Ahmadinejad hodhi një këpucë në drejtim të tij - gjest ky që në vendet myslimane nënkupton mosrespektin e thellë ndaj një njeriu.

"Atentatori" u ndalua nga bashkëpunëtorët e shërbimit të sigurisë egjiptiane. Ai u arrestua.

Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi iranian në Egjipt që nga viti 1979.