Aeroplanmbajtësja "Vikramaditya" planifikohet t’u dorëzohet Forcave Ushtarake Detare indiane para fundit të vitit 2013, njoftoi Drejtori i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak, Aleksandër Fomin.

"Në prill ne planifikojmë të kryejmë atë që quhet docking i anijes, kurse në verë do të fillojmë testimet e aeroplanmbajtëses. Ndërsa në fund të vitit, në përputhje me grafikun e bashkërenditur, do të fillojmë procedurat e dorëzimit të anijes", - deklaroi Fomin në një konferencë për shtyp në kuadër të Ekspozitës së teknikës së aviacionit "Aero India 2013" në Bangalore.